Berisha mban “Foltoren” e radhës në Kukës më 12 tetor

Shqipëria

Berisha mban “Foltoren” e radhës në Kukës më 12 tetor

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 10:16
Sali Berisha

“Foltorja” e ish-kryeministrit Berisha rikthehet ditën e martë (12 tetor) dhe do të mbahet në qytetin e Kukësit.

Ka qenë vetë Berisha që përmes një postimi në Facebook e ka lajmëruar një gjë të tillë, duke theksuar se takimi  do të nisë në orën 17:30, në Pallatin e Kulturës.

Berisha po ashtu bën thirrje që demokratët e këtij qyteti të marrin pjesë dhe shton se vetëm të bashkuar mund të fitohet.

Berisha: Ditën e marte me datën 12 tetor ne ora 17:30 ne Pallatin e Kulturës do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Kukësit te marrin pjese. Vetëm te bashkuar fitojmë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat