Të pavaksinuarit nuk hyjnë në mësim/ Pas një jave studentët e pavaksinuar do penalizohen

Shqipëria

Të pavaksinuarit nuk hyjnë në mësim/ Pas një jave studentët e pavaksinuar do penalizohen

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Të hënën që vjen, studentët që nuk janë vaksinuar nuk do të pranohen në auditore pa paraqitur tampon negativ ndaj Covidit.

Gjatë kësaj jave, përveçse nëpër qendrat e tyre shëndetësore ata mund të vaksinohen edhe pranë fakulteteve ku studiojnë pasi grupe vaksinimi janë instaluar në cdo fakultet.

Përqindja e studentëve të vaksinuar tek ne është shumë e ulët për vetë faktin se idetë konspirative dhe informacionet e shumta që shpërndahen në rrjete sociale kanë ndikuar që shumë prej tyre të mos vaksinohen.

Tanimë është e qartë që kush nuk vaksinohet do të duhet të bëjë tampon cdo javë dhe kosto financiare të rëndojë këdo pasi vaksina është falas ndërsa tamponin mund ta bëjnë vetëm laboratore jopublike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat