Çuçi pret ministren britanike për Evropën: Rrisim bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën...

Shqipëria

Çuçi pret ministren britanike për Evropën: Rrisim bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën...

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 17:48
Foto nga takimi

Lufta kundër krimit të organizuar ishte pjesë e diskutimeve që zhvilloi sot në Tiranë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi me ministren për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar Wendy Morton.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Çuçi shkruan se me Morton ra dakord për rritjen e kapaciteteve në pikat e kalimit kufitar dhe sidomos në portin e Durrësit.

“Prita sot në një takim ministren për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Wendy Morton. Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në luftën kundër krimit të organizuar, rritjen e kapaciteteve në pikat e kalimit kufitar dhe sidomos në portin e Durrësit, si dhe për programet me fokus parandalimin e të gjitha formave të paligjshmërisë.

Prej vitesh Shqipëria dhe Britania e madhe kanë një bashkëpunim të mirë në fushën e sigurisë, kontrollit kufitar dhe goditjes së trafiqeve”, shkruan ministri i Brendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat