Tabaku: Sipas FMN-së, ekonomia jonë ka simptomat e një krize, qeveria e oligarkëve po dështon

Shqipëria

Tabaku: Sipas FMN-së, ekonomia jonë ka simptomat e një krize, qeveria e oligarkëve po dështon

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 10:26
Jorida Tabaku

Për deputeten demokrate, duke iu referuar të dhënave të FMN-së, ekonomia jonë ka simptomat e një ekonomie në krizë.

Ajo shkruan në Facebook se qeveria po dështon në menaxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet edhe si pasojë e informalitetit të lartë dhe keqmanaxhimit të taksave.

Sipas saj, investimet nuk prodhojnë rritjen e dëshiruar ekonomike, rritjen e punësimit dhe një shëndet më të mirë të ekonomisë dhe situata me PPP është në kufijtë e çmendurisë.

Tabaku thekson se më e rëndë situata me shqiptarët që do të paguajnë më shumë për të blerë më pak ushqime.

Tabaku: Qeveria po dështon në manaxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet edhe si pasojë e informalitetit të lartë dhe keqmanaxhimit të taksave. Qeveria po dështon tek shpenzimet, investimet janë jo eficente dhe qytetarët e ekonomia nuk fitojnë prej tyre.  Me pak fjalë investimet nuk prodhojnë rritjen e dëshiruar ekonomike, rritjen e punësimit dhe një shëndet më të mirë të ekonomisë. Situata me PPP është në kufijtë e çmendurisë, ato zënë 50% të PBB-së për vitin aktual duke e kthyer buxhetin e shqiptarëve në portofolin e miqve të qeverisë. Borxhi Publik pritet të rritet edhe më tej jo vetëm si pasojë e rritjes së PPP-ve por edhe si pasojë e rritjes së normave të interesit.

Më e rënde situata me shqiptarët që do të paguajnë më shumë për të blerë më pak ushqime. 51% e të ardhurave të familjeve tona shkon për ushqim dhe energji elektrike, do na shkojë edhe më shtrenjtë! Transparenca me kontratat, me vendosjen e politikave fiskale dhe ligjeve kanë ndikuar në krijimin e një klime armiqësore me biznesin dhe taksapaguesit por mbi të gjitha që vendosin në pikëpyetje buxhetin në lidhje me PPP. Mungesë e plotë transparence se sa nga taksat e qytetarëve janë shpenzuar për shqiptarët gjatë pandemisë dhe sa i kanë shkuar në xhep koncesionarëve.

Mungesë e plotë transparence për fondet e rindërtimit ndërkohë që gjasat janë që keqpërdorimi është disa milionësh. Ndërkohë që lufta kundër informalitetit ka prodhuar një ekonomi edhe më shumë informale. Shenjat tregojnë se rritja e çmimeve do t’i bëj edhe më shumë dëm të ardhurave të shqiptarëve që do të bjerren nga pesha e inflacionit dhe rritjes së çmimeve. Shqipëria e Ramës është ajo e varfëruar, me korrupsion, buxhet të shndërruar në portofolin e koncesionarëve dhe oligarkëve. Kjo nuk është qeveria e qytetarëve, por e oligarkëve që abuzojnë në kurrizin dhe nga djersa e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat