ILD kërkoi uljen e pagës, KLGJ cakton masën disiplinore “vërejtje publike” për gjyqtarin Hektor Sinanaj

Shqipëria

ILD kërkoi uljen e pagës, KLGJ cakton masën disiplinore “vërejtje publike” për gjyqtarin Hektor Sinanaj

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 12:51
Foto nga takimi

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) shqyrtoi këtë të mërkurë në seancën dëgjimore kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për uljen e pagës së magjistratit Hektor Sinaj në masën 40% për një vit, për shkelje të procedurave në vendimet për urdhërat e ekzekutimit të kredive.

Mësohet se KLGj e ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Vlorës, Hektor Sinaj.

Kryetarja Naureda Llagami, tha se KLGJ vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës së ILD-së dhe caktimin e masës “vërejtje publike”.

Në paraqitjen e konkluzioneve, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani nënvizoi se i qëndronte propozimit, në bazë të hetimit disiplinor, për caktimin e masës “ulje page në masën 40% për një vit”, për magjistratin Sinaj.

Sipas ILD-së në vitin 2017 dhe 2018, ndaj magjistratit janë bërë dy ankesa – nga institucioni financiar NOA sha dhe Bannka Kombëtare Tregare, për refuzimin e urdhërave të ekzekutimit të kredive në kundërshtim me ligjin.

Kërkesa e ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor është depozituar në KLGJ me 30 korrik. Sipas ILD-së nga hetimi janë indetifikuar 7 raste kur gjyqtari nuk ka lëshuar urdhëra ekzekutimi në favor të insitucionit financiar NOA dhe në 2 raste ndaj BKT-së.

Gjyqtari Hektori Sinanj ka një karrierë 20 vjeçare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë ku është emëruar në vitin 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat