Mësimi në lokale dhe mbyllje të shkolla, Kushi: E pavërtetë

Shqipëria

Mësimi në lokale dhe mbyllje të shkolla, Kushi: E pavërtetë

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 20:24
Kushi

Seanca e pyetjes në komisionin e medias është shoqëruar me debate midis ministres së arsimit dhe opozitës shqiptare.

“Edhe njëherë, vazhdo respekto rregullat dhe këtë komision.”

Mësimi në një lokal në Vlorë është denoncuar prej opozitës pas daljes së lajmit në media, por mazhoranca ka një argument tjetër.

‘Trego një foto dhe duhet ta marrë të mirëqenë unë. Kurse ne kemi videon se mësimi bëhet online në shkollë, tani si të ja bëjmë”- shprehet Kushi.

Madje Kushi deklaron se edhe mësueset kanë video për deputetët.

“Se edhe mësueset na tregojnë video qesharake për deputetët, por nuk është mirë që as ne t’u themi atyre videot qesharake të mësuesve dhe as ata të na thonë ne video qesharake të deputetëve.”- tha Kushi. 

Edhe deklarata për numrin e rënies së nxënësve për ministren nuk është i vërtetë.

“31 mijë e 143, ndërsa për vitin 2021-2022 sipas të dhënave operative kemi 30 persona, pra 773 më pak”

Çdo vit raportohen mbylljet e shkollave ose klasa ku fëmijët e klasave të para bëjnë mësim me klasa më të larta.

“Sot që flasim nxënësit që mësojnë në klasa kolektive janë 21 mijë.'

Në Komision opozita kërkoi shpjegime edhe për një pjesë të shkollave të pandërtuara pas tërmetit, ndërkohë që Kryetari i Komisionit la Komisionin pak më parë për shkak të arsyeve shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat