GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës, avokati kishte kërkuar pezullimin e dënimit

Shqipëria

GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës, avokati kishte kërkuar pezullimin e dënimit

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 13:38
Adriatik Llalla

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën për pezullimin dhe shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla me dy vite burg.

Avokati Sokol Hazizaj kishte bërë kërkesë për shtyrjen e vendimit pak ditë më parë me argumentin se klienti i tij është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe kërkohej kohë për t’u rikuperuar.

Gjykata e Posaçme të Apelit rreth një muaj më parë la në fuqi dënimin me 2 vjet burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla,

Llalla ishte shpallur fajtor për fshehje të të ardhurave në lidhje me shpenzimet për lindjen djalit të tij në SHBA, që sipas prokurorëve pati një kosto kjo prej 7 mijë dollarësh.

Ish-kryeprokurorit i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe trualli në periferi të Tiranës si dhe një apartament në Durrës

Pas disa ditësh kërkime në Shqipëri, SPAK e shpalli Llallën në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se ndodhet jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat