A mund të bëhet vaksina për gripin dhe Covid-19 në të njëjtën ditë? Flet mjeku i njohur

Shqipëria

A mund të bëhet vaksina për gripin dhe Covid-19 në të njëjtën ditë? Flet mjeku i njohur

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 18:00
Ilir Alimehmeti

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, është shprehur se vaksina e Covid dhe ajo kundër gripit mund të bëhen në një ditë. I ftuar ne studion e lajmeve në Klan Neës, mjeku tha se vaksinimi bëhet për viruse të ndryshme dhe duke iu referuar studimeve shtoi se nuk ka pasur efekte negative.

“Teorikisht nuk ka pse të ketë, pasi jemi duke stimuluar imunitetin për dy viruse të ndryshme. Nga ky aspekt nuk kemi diçka që biologjikisht mund të themi se kjo gjë nuk mund të ndodhë”, tha ai.

Më tej mjeku tha se ata që kanë në plan të bëjnë të dyja vaksinat, duhet të marrin si fillim atë të Covid pasi është një virus më i rëndë se gripi.

“Nuk është parë në asnjë studim që mund të shtyjmë vaksinat nga njëra-tjetra. Nuk ka as rënie të imunitetit dhe nuk ka një kohë protokollare. E vetmja gjë është që ne duhet të marrim parasysh që Covid është kryesor është sëmundje më e rëndë. Dhe nëse dikush ka ndonjë hezitim duhet të bëjnë vaksinën e Covid të parën”, u shpreh mjeku.

Sipas Alimehmetit fokusi duhet të jete tek moshat e mëdha, tek ata që kanë sëmundje të tjera dhe tek fëmijët, pasi këta të fundit preken shumë nga gripi.

“Moshat e mëdha, pacientët me shumë sëmundje, për vaksinën e gripit kemi dhe fëmijët e vegjël. Edhe për fëmijët është shumë e këshillueshme vaksina e gripit. Por duhet të përqendrohemi tek moshat e mëdha dhe tek ata që kanë sëmundje të tjera”, deklaroi mjeku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat