Marku: Do ta kisha larguar Berishën nga PD që në 2013-n

Shqipëria

Marku: Do ta kisha larguar Berishën nga PD që në 2013-n

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 00:47
Mark Marku

Deputeti i dorëhequr i Partisë Demokratike, Mark Marku deklaron se Sali Berisha nuk ka shkuar mirë me asnjë ambasador të SHBA dhe problemin nuk e ka me Soros, ashtu siç pretendon dhe akuzon.

“Lulzim Bashës i është kërkuar që në 2017 që të largojë Berishën dhe nuk është Soros jo. Sali Berisha ka pasur gjithmonë probleme me SHBA. Ai nuk ka shkuar mirë me asnjë ambasador amerikan, me përjashtim të një dyvjeçari me ambasadorin Arvizu”, tha Mark Marku në emisionin “Opinion”.

Ai u shpreh se Lulzim Basha ka pasur presion të madh nga SHBA për vendimin e marrë dhe e lexoi vizitën e delegacionit të kongresit amerikan këtë të enjte në zyrën e Bashës si shenjë mbështetje përballë Sali Berishës.

Por, Marku tha gjithashtu se Basha mund t’i kishte shmangur këto situata. “Nëse do të isha unë, do t’i kisha shmangur që në 2013-n duke larguar Sali Berishën”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat