Brenda dhomës së saunas, gjenden të vdekur 4 rusët

Shqipëria

Brenda dhomës së saunas, gjenden të vdekur 4 rusët

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Dy djem dhe dy vajza janë gjetur të vdekur në një sallë saune në Qerret të Kavajës.

Raportohet se viktimat janë shtetas rus dhe ishin prej së paku një javë me pushime në Shqipëri.

Ata ishin akomoduar në një hotel të zonës, ndërsa sonte janë gjetur të vdekur në sallën e saunas të këtij hoteli në Qerret.

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe,
N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat