Ylli Manjani del me thirrjen e paritur për demokratët: Bashkohuni me...

Shqipëria

Ylli Manjani del me thirrjen e paritur për demokratët: Bashkohuni me...

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 14:47
Ylli Manjani

Avokati Ylli Manjani u ka bërë thirrje demokratëve që t’i bashkohen Foltores së Sali Berishës.

“Është i vetmi forum ku anëtari i PD mund të ndjehet se është gjallë dhe me dinjitet”, shkruan ndër të tjera Manjani.

Postimi i Ylli Manjanit

Miqve të mi anëtarë të PD, të cilët ndajnë me mua shqetësimin se çdo bëhet me PD-në, u them gjithnjë:

Bashkohuni!

Bashkohuni me foltoren!

Është e vetmja rrugë që PD të mbetet parti. Është i vetmi forum ku anëtari i PD mund të ndjehet se është gjallë dhe me dinjitet.

Nuk dua aspak ti armiqsoj me Lulin, por qartësisht dua që demokratët të bëhen bashkë rreth idesë e zgjedhjeve të lira; idesë së lirisë së individit; fraksioneve në parti; primareve në përzgjedhjen e kandidatëve; kufizimit të pushtetit absolutntë kryetarit.  Dua që shqiptari politik të shprehë lirisht bindjen e tij/saj, dhe jo mendimin e kryetarit të radhës. Ide këto që artikulohen në foltore dhe jo në PD zyrtare.

Ndaj u sugjeroj t’i bashkohen foltores.

Ka disa që presin ndonjë “plaçkë” a drejtori nga bashkqeverisja. Disa presin të përsëriten zgjedhjet lokale, se aty e kanë premtimin… 

Më vjen keq për ta, sinqerisht.

Rama e rrëmbeu për herë të tretë, jashtë çdo rregulli e kanuni, pushtetin për ta ndarë me ta?!

Kaq gjë nuk e kuptojnë?!

Nejse, vijojmë më tej me ata që thonë se Luli një ditë do vijë në pushtet, ndaj jemi me të.  Nuk po arsyetoj hiç se si vjen (se nuk vjen), as kur është ajo ditë (sduket askund), por ta zëmë se erdhi në pushtet. Këta mendojnë se Luli do vijë në pushtet për demokratët?! Seriozisht?!

Po sa demokratë u ndjenë pjesë e pushtetit kur Luli ka patur funksione publike nga PD?! 

Luli që të përjashton nga opozita do ndajë pushtet!? Seriozisht?!

Qofshi ju që jeni dhe ende besoni kësi dokrrash!

E përsëris sugjerimin:

bashkohuni në foltore e jepini vetes dinjitet si fillim. Bashkohuni rreth ideve që fliten aty, pastaj flasim për pushtetin…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat