Sekuestrohen afro 12 mijë paund të padeklaruara në Rinas

Shqipëria

Sekuestrohen afro 12 mijë paund të padeklaruara në Rinas

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Një 39-vjeçareje në Rinas i janë sekuestruar afro 12 mijë paundë të padeklaruara. Mësohet se Shërbimet e Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim  me strukturat Doganore të Rinasit dhe Policinë e Shtetit(Policinë Kufitare), në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të PKK Rinas,  zbuluan dhe sekuestruan një shumë prej 11.960 £, të udhëtares A.Gj.

“Strukturat ligjzbatuese vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, për mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Shërbimet e Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim  me strukturat Doganore të Rinasit dhe Policinë e Shtetit(Policinë Kufitare), në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të PKK Rinas,  zbuluan dhe sekuestruan një shumë prej 11.960 £ të padeklaruara të udhëtarit me inicialet A.Gj.i moshës 39 vjecare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat