U rrëmbye në Lushnje, si u ekzekutua me 4 plumba në Peqin Alban Semaku

Shqipëria

U rrëmbye në Lushnje, si u ekzekutua me 4 plumba në Peqin Alban Semaku

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e Alban Semakut. 38-vjeçari, ish-anëtar i bandës së Lushnjes u gjet i pajetë sot në Peqin, pranë lumit Shkumbin.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije 38-vjeçari është qëlluar me pistoletë. Në trupin e viktimës janë gjetur katër predha të kalibrit 9 mm, një në kokë dhe tre në shpinë.

Dyshohet se Semaku të jetë rrëmbyer  në qytetin e Lushnjes dhe më pas është transportuar përmes fshatrave në drejtim të Peqinit, ku edhe u ekzekutua me katër plumba.

Trupi i pajetë i Semakut u gjet pranë një muri me blloqe. Grupit hetimor iu deshën disa orë për të indentifikuar viktimën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat