Tragjedia në Kavajë/ Gazetari: Në SPA-në e të njëjtit hotel u gjet i vdekur dhe një polak

Shqipëria

Tragjedia në Kavajë/ Gazetari: Në SPA-në e të njëjtit hotel u gjet i vdekur dhe një polak

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 23:19
familja ruse

Gazetari Spartak Koka ka zbuluar në emisionin “Opinion” se në të njëjtin hotel ku humbën jetën 4 turistët rusë, para disa muajsh është gjetur i vdekur dhe një shtetas polak rreth 55-vjeç. Koka tha se shtetasi polak është gjetur i paje pikërisht në të njëjtin SPA ku humbën jetën edhe shtetasit rusë.

Gazetari tha se në raportin mjeko-ligjor është shënuar se turisti humbi jetën për shkak të arrestit kardiak.

“Në të njëjtin hotel para 2-3 muajsh ka gjetur vdekjen dhe një shtetas polak 55-vjeça, në të njëjtin hotel dhe në të njëjtën SPA. Shkaku i vdekjes sipas ekspertizës është vendosur arrest kardiak, fillimisht u dyshua se kishte përdorur lëndë narkotike, por raporti mjeko-ligjor pa përcaktuar arrestin kardiak si shkak i vdekjes.

Këtë e kam të konfirmuar nga Policia e Kavajës dhe Prokuroria e Kavajës dhe është vendosur për mos fillim të çështjes. Emrin nuk arrita ta marr”,-tha Koka./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat