Kryetari i Bashkisë së Selenicës sulmohet nga një person

Shqipëria

Kryetari i Bashkisë së Selenicës sulmohet nga një person

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 10:38
Pëllumb Binaj

Është dhunuar kryetari i bashkisë së Selenicës në Vlorë. Pëllumb Binaj 66 vjeç raportohet se është dhunuar nga një 57-vjeçar i quajtur Pellat Bonaj.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia njofton se sulmi nga kryebashkiakut të Selenicës ka ardhur për shkak të detyrës së tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Pëllumb Binaj, 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat