Mark Marku paralajmëron “tërmet” në Partinë Demokratike

Shqipëria

Mark Marku paralajmëron “tërmet” në Partinë Demokratike

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 19:31
Mark Marku

Ish-deputeti demokrat Mark Marku ka komentuar situatën brenda PD-së, për të cilën ka dhënë 3 skenare se si mund të përfundojë.

Kritika ka shprehur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për të cilin shprehet se është konsumuar politikisht, por nuk e heq mundësinë e një rikthimi të këtij të fundit në krye të PD-së, çka për Markun do të ishte regres.

“Unë jam shprehur, ajo çfarë shoh unë, gara e brendshme ka degraduar konceptin e lëvizjes brenda një partie për ta ndryshuar partinë. Jemi në kuadrin e një lufte personale, shkaktuar nga reagimet e Berishës. Për shkak se u godit po merr këto lëvizje. Shqetësimi personal, partia-pronë, po shfaq atë gjënë e vetë më të keqe, sepse partia e tipit të liderit e kam kundërshtuar.

Vetë anëtarësia është e PD-së, është një fazë pothuajse depresive për shkak të humbjes, nuk e prisnim. Ekziston një mundësi që PD të ndahet, ekziston një mundësi që të kthehet pas, sepse Berisha në thelb, ka pasur të mirat e veta dhe të këqijat, por për moshën dhe konsumin e madh, mosha nuk ka shumë të bëjë, politika, Berisha është konsumuar, nuk ofron as zë më tepër. Ekziston një mundësi rikthimi negativ, regres nga pikëpamja politike. Basha ka problemet e veta, nuk po jep argumente të forta. Nuk po del me një vision dhe koncept se si do jetë PD. E katërta që nuk po shikojmë është të ketë një zhvillim traumatik. Do të duhet që Basha të fillojë të mendojë për ide më shumë se sa individë. Individi vdes dhe konsumohet, ndërsa partia jo”, shprehet Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat