​Vdekshmëria nga COVID-19, Meta: Shifrat të analizohen nga Komiteti Teknik i ekspertëve

Shqipëria

​Vdekshmëria nga COVID-19, Meta: Shifrat të analizohen nga Komiteti Teknik i ekspertëve

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 13:18
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i bëri thirrje sot Komitetit Teknik të ekspertëve dhe autoriteteve të analizojnë të dhënat e FMN-së mbi vdekshmërinë nga COVID-19.

Meta ka thënë se renditja e Shqipërisë si vendi me vdekshmëri më të lartë në Evropë nga COVID-19, sipas FMN, është një fakt alarmant që duhet të merret shumë seriozisht, për më tepër që Shqipëria është ende me moshë mesatare më të re të popullatës krahasuar me vendet e tjera të BE.

I bëj thirrje, Komitetit Teknik të ekspertëve dhe autoriteteve të analizojnë me përgjegjësi këto të dhëna, si të rishihen me përgjegjësi të gjitha protokollet, masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë, në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese me qytetarët. Duhen zbuluar dhe eliminuar pikat e dobëta dhe duhet ndërhyrë urgjentisht për të parandaluar këtë shkallë të lartë të humbjeve të jetëve. Jemi ende në valën e pandemisë dhe ndërhyrjet përmirësuese dhe korrigjuese të masave antiCovid duhet të ndërmerren sa më parë”, tha Meta.

Në 2020-n, vdekjet shtesë ishin mbi 20% më të larta së mesatarja e viteve 2015-2019 sipas një grafiku të fundit të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në “Pasqyrën Rajonale Evropiane të tetorit 2021”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat