Familjarët mblidhen për 3 vjetorin e vdekjes së Kostandinos Kacifas

Shqipëria

Familjarët mblidhen për 3 vjetorin e vdekjes së Kostandinos Kacifas

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 12:39
Kostandinos Kacifas

Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia e 3 vjetorit të vdekjes së minoritarit grek Kostandinos Kacifas, nga familjarët dhe miqtë e të ndjerit.

Si fillim familjaret mbajtën meshen ne kishen e fshatit e më pas u drejtuan në varreza. Aty mamaja e tij thërriste ‘Kacifas je një yll në qiell”, dhe “gjithë grekërit janë në zi sot”.

Vdekja e Kostandinos Kacifas risoli edhe njëherë në skenë tensionet Greqi-Shqipëri. Në vitin 2018, 35 vjeçari Kacifas mori kallashnikovin dhe qëlloi drejt një makine policie në qendër të fshatit Bullarat, duke terrorizuar banorët.

Ai ishte i veshur me rrobat e ushtrisë greke dhe gjatë gjithë kohës bënte thirrje nacionaliste. Për neutralizimin e Kacifas u kërkua ndërhyrja e forcave RENEA. Në atë kohë thuhej se ai u ekzekutua nga forcat RENEA pasi refuzonte të dorëzohej dhe madje kishte guxuar të qëllonte dhe ndaj tyre.

Mirëpo pas 3 vitesh, Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet, duke dalë në përfundimin se 35-vjeçari kreu vetëvrasje. Sipas Prokurorisë, veprimet e RENEA ishin korrekte gjatë aksionit për kapjen e tij dhe se minoritari grek kreu vetëvrasje.

Por Gjykata e Gjirokastrës nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimeve për vdekjen e Kostandin Katsifas. Përmes një njoftimi Gjykata bën me dije se ka vendosur kthimin e çështjes duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat