Kreu i grupit parlamentar të PD: Marrëveshjet për ndryshimet Kushtetuese me mazhorancën nuk janë pazar i pistë

Shqipëria

Kreu i grupit parlamentar të PD: Marrëveshjet për ndryshimet Kushtetuese me mazhorancën nuk janë pazar i pistë

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj ka komentuar mbi amendamentin e demokratëve për realizimin e vetingut në politikë.

Në një intervistë për News24, ai shprehet se kjo është një nismë e hershme e PD-së, që vjen si vijim i disa propozimeve që në vitin 2014.

Rushaj gjithashtu theksoi se, presin që ata politikanë vendimmarrës të cilët kanë lidhje me njerëz të përfshirë në botën e krimit, të ndërpresin mandatin.

I pyetur nëse ka zëra brenda PD-së për të mos votuar zgjatjen e mandatit të vetingut në drejtësi, Rushaj shprehet se nuk bëhet fjalë për këtë çështje, por për zgjatjen e mandatit të 14 magjistratëve që të vijojnë të marrin rrogat.

Rushaj: Vettingu është një iniciativë e kahershme e PD do të thoja e vitit 2018 që është në vazhdën e disa propozimeve që PD ka bërë që prej 2014, për të pastruar politikën nga krimi, të paktën këtë pjesën e dukshme e që ndikon më pas kudo, te vota, ekonomia, tregu etj. Ajo çfarë ne presim është të ndërpresim lidhjet e politikës me krimin e organizuar. Ajo ç’ka ne kemi propozuar, presim që ata politikanë vendimmarrës që kanë lidhje me pjesëtar të krimit të organizuar të ndërpresin mandatin. Presim që ata politikanë që kanë asete pasuri dukshëm me të ardhura jo të ligjshme të ndërpresin mandatin. Presim që, pa paragjykuar askënd, ata politikanë që kanë kryer vepra penale, organet të bëjnë punën e tyre të ndiqen politikisht.

Nuk kemi lëvizur në qëndrimin tonë sa i përket SPAK. E dimë që ky proces është delikat. Venecia na ka dhënë disa udhëzime për këtë gjë. Po çfarë ndodh? Çdo strukturë do ishte e paragjykuar nga njëra apo tjetra palë, apo nga publiku. E shohim si një gjykim që opinioni publik do i bëjë punës së SPAK. SPAK në fakt ka kompetencë edhe sot, të shqyrtojë kryesisht një akuzë që politikanët i bëjnë njëri tjetri për përfshirje në afera kriminale. E ka të drejtë, nuk e bën. Ajo ç’ka ne po bëjmë, është që po ia çojmë ne provat, domethënë politikanët po i vendosin në dispozicion provat që kanë. Së dyti ky është një proces i hapur publik, në dallim nga vendimmarrjet që organet e prokurorisë bëjnë në zyra të mbyllura. Opinioni është fokusuar te SPAK, por procesi ka disa aktorë, është SPAK janë dhe gjykatat. Pra vendimi i SPAK do të jetë subjekt i shqyrtimit të gjykatës.

Pyetje: Ka zëra brenda opozitës që kërkojnë që PD të mos votojnë zgjatjen e Vettingut?

Rushaj: Edhe sikur të ishte kjo nuk është as e turpshme as jo morale. PS paraqiti një amendament kushtetues, që për mënyrë si e kanë paraqitur, është bërë me dashje them unë që të keqinformojnë apo diskutimet publike në lidhje me amendamentet që ata kanë paraqitur. Nuk bëhet fjalë për të zgjatur Vettingun. Vettingu i magjistratëve dhe organi që e bën atë është i parashikuar në kushtetutë. Ajo që kërkohet është të zgjatet mandati i 14 personave që aktualisht merren me Vettingun, ndërsa Kushtetuta parashikon që këta persona kanë një mandat 5-vjeçar. Pasi këta e mbarojnë mandatin fillojnë institucione të tjera, të ngritura, të vetuara ndërkohë në kompetenca të qarta për Vettingut. Mandati i këtyre 14 vetëve mbaron në qershor 2022, të nesërmen ka një organ të gatshëm që vazhdon punën. Cila është urgjenca? Ne kemi prioritetet tona që mendojmë se janë edhe të shqiptarëve, reforma zgjedhore, territoriale, Vettingu i politikanëve këto mendojmë janë më të rëndësishme se sa deri kur do marrin rrogën 14 personat aktualë. Ne nuk kemi fare ngut, në qershor edhe mund ta diskutojmë a duhet apo jo. Është me rëndësi të sqarohet diçka, në amendamentet tona s’kemi paraqitur asgjë që ka të bëjë me opozitën, por me qytetarët, shërbimin e qytetarëve. Ne kemi paraqitur propozimet tona dhe kemi thënë se kjo është axhenda jonë. Diskutimet bëhen në një komision të përbashkët, por është e padiskutueshme që ne të nisim nga prioritetet.

Gjithashtu nënkryetari i PD-së, thotë se propozimet e demokratëve për ndryshimet kushtetuese nuk ka të bëjnë fare me një marrëveshje të “pisët” mes opozitës dhe mazhoranës.

Rushaj: Nuk dua të komentoj çfarë Berisha ka thënë. Venecia ka thënë garancitë procedurale dhe përfshirja e gjykatës. Çfarë kemi bërë ne është një organ e kemi ngarkuar me hetimin dhe vendimmarrja i është lënë gjykatës. Këto janë gjëra që ne kemi propozuar për hetimin.

Pyetje: Z.Balla e quajti një gjë shumë të mirë propozimet tuaja, kjo paketë a janë një tentativë për të arritur në një marrëveshje me mazhorancën?

Rushaj: Gjithmonë ka përpjekje për të parë çdo lloj diskutimi si një pazar i poshtër që tregon që këtu po bëhet një marrëveshje e pisët. Nuk është kështu. Nuk do kishte përsëri asgjë të keqe dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër procedurale që një propozim legjislativ i opozitës të kalonte pa votat e nevojshme. Ne nuk i kemi, aq më tepër ndryshimet kushtetuese kërkojnë votat e dy palëve. Çdo  ndryshim kushtetues janë bërë me votat e gjithë palëve të përfshira. Kështu ka ndodh gjithmonë. Nëse do ketë të tilla, prapë do kalojnë me votat e dy palëve. Opozita nuk ka kërkuar diçka për vete. E ka bërë këtë që mos lejojë asnjë lloj justifikimi nga pala tjetër për të gjetur shkak për të ikur nga votimi. Jam i bindur që nuk i pëlqen propozimi për Vettingun se nuk e kanë pranuar as në 2018.Pra, dakordësia për disa rregulla loje nuk është as Pazar i pisët asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat