Baton Haxhiu: Kjo është gara e parë e Bashës për lider, deri tani ka qenë vetëm kryetar

Shqipëria

Baton Haxhiu: Kjo është gara e parë e Bashës për lider, deri tani ka qenë vetëm kryetar

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 22:14
Baton Haxhiu

Analisti Baton Haxhiu tha gjatë emisionit ‘Shock’ në Euronews Albania se beteja e Lulzim Bashës si lider i Partisë Demokratike është kjo që po bën tani ndaj Sali Berishës, pasi deri tani ka qenë vetëm kryetar.

Sipas tij, pavarësisht mungesës së guximit nga Basha për të hapur betejën ndaj berishizmit nga 2013 deri sot, ai ka të drejtë në betejën që ka ndërmarrë.

“Kam shumë vërejtje ndaj Bashës nga 2013-2021 që nuk ka hapur betejën ndaj Sali Berishës dhe berishizmit. E bën tani për herë të parë, pasi është gara e tij e parë për lider të PD; deri tani ka qenë vetëm kryetar, jo lider.

Lideri ka qenë prapa shpinës së tij. Gjëja e parë që duhet të bëjë Basha tani është të vrasë liderin që të përballet me kryetarin. Që ka të drejtë në këtë betejë, nuk kam asnjë dilemë”, tha analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat