Ristani sulmon Bashën: Është kthyer në leninist të vogël

Shqipëria

Ristani sulmon Bashën: Është kthyer në leninist të vogël

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 00:32
Arben Ristani dhe Lulzim Basha

 Teksa i referohet debatit të sotëm në parlament, Arben Ristani thotë është i bindur se ka një aleancë mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, qëllimi është të shmangin temat aktuale të nxehta dhe duan të krijojnë idenë sikur janë armiq dhe në konflikt me njëri-tjetrin.

“Në Kuvend ishte një vendimmarrje e rëndësishme që kishte të bënte me një shtim të borxhit publik me 700 mln euro. Bashës i ka rrëshqitur toka nën këmbë dhe  është paraqitur tek Rama si një njeri që ka si ta ushqejë. Rama e mbante me qofte herë pas here, por tani ai nuk ka më interes dhe thotë që duhet të luftojmë bashkë.

 Ata janë bashkë, ata e bëjnë këtë që të tërheqin vëmendjen e opinionit publik. Shihni fjalorin, qeshin duke këmbyer batuta dhe e gjitha kjo është që kanë qëllim tjetër, të largojnë vëmendjen nga tema e nxehtë që është në parlament. Basha nuk i duhet më se ka filluar lëvizja në PD dhe nuk do ta mbajë më me qofte. Basha ka kohë që nuk merret me statutin, si ai leninisti i vogël që do të barazohet me partinë. Bëjnë lojë me batuta gjoja për të treguar sikur ka tension mes tyre”, tha Ristani në OPEN.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë fjalës së sotme në parlament, sulmoi Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën, duke i konsideruar si "e kaluara".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat