Kulluri flet hapur: I vetmi që përçan partinë është Basha

Shqipëria

Kulluri flet hapur: I vetmi që përçan partinë është Basha

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 16:54
Edvin Kulluri

Koordinatori i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka njoftuar se ka shpallur kandidaturën për kryetar i PD-së në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen.

I pyetur se nëse është kandidat i fortë përballë liderit historik të PD Sali Berisha, Kulluri është shprehur se çdo kandidat ka cilësitë e tij, ndërsa beson se do të marrë vota të mjaftueshme në këtë garë.

Edvin Kulluri: Çdo kandidat ka cilësitë e tij. Në katër vite vetëm lumi i sharjeve nga profilet false të familjes së Kryetarit të PD kanë qenë të pafundme. Kemi punuar në kushte shumë të vështira. Besoj se me forcën e karakterit që jam munduar të tregojë do të marrë vota mjaftueshëm, për ta bërë garën dinjitoze.

Ai po ashtu ka treguar disa hapa që sipas tij do e nxjerrin PD nga situata në të cilën ndodhet kjo forcë politike.

Edvin Kulluri: Një parti e djathtë serioze, duhet të jetë një parti që beson te liritë dhe të drejtat themelore natyrore politike dhe ekonomike të njeriut. Do prezantojë një platformë të qartë në lidhje me këtë. Duhet të jetë një parti e djathtë në të njëjtën vijë logjike me të gjithë partitë e djathta që janë fituese sot në botë.

Unë po flas për vlerat e familjes, ajo që ka ndodhur dje, denoncimi i pastorit, është një turp që duhet të ndalohet urgjentisht. Ka nevojë për një decentralizim urgjent të PD dhe të pushtetit në Shqipëri. Shqipëria ka nevojë për një politikë sovrane urgjente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat