Anëtar i PD-së sfidon Bashën: Kam shpallur kandidaturën për kreun e partisë

Shqipëria

Anëtar i PD-së sfidon Bashën: Kam shpallur kandidaturën për kreun e partisë

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 16:55
PD

Koordinatori i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka njoftuar se ka shpallur kandidaturën për kryetar i PD-së në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen.

Kulluri është shprehur se ky vendim ishte nga njëra anë i vështirë dhe nga ana tjetër i lehtë.

Ai shprehet se “Foltorja” që ka nisur ish-kryeministri Sali Berisha ishte një bonus i madh për Partinë demokratike.

Edvin Kulluri: Dua të them se ky është një vendim i vështirë dhe i lehtë. Pas shumë vitesh pune dhe mundi në PD, besoj se në 4 vitet e fundit kam arritur të kurorëzojë një qëndrim timin personal të ashpër por të qartë ndaj lidershipit të partisë.

Ka qenë një bonus i madh që foltorja e Berishës dhe mbledhja e Kuvendit do të jenë një përmbyllje e tezave që kam ngritur unë dhe kolegët e mi. Ka qenë vendim i vështirë se përmblidhen arsye personale dhe politike. Nga ana tjetër është e lehtë pasi sot shumë njerëz më kanë përgëzuar shumë për këtë vendim që kam marrë.

Kandidati për kryetar i PD shprehet se nisma e Berishës ‘zgjoi’ delegatët dhe anëtarët për të kuptuar në cilin batak kishte rënë PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat