Berisha ngatërron emrin e Çuçit: Ruçi, Uçi

Shqipëria

Berisha ngatërron emrin e Çuçit: Ruçi, Uçi

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 18:07
Sali Berisha

“Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur pasditen e sotme në Lezhë. Edhe pse salla është mbushur me militantë të PD-së, Berisha nuk është pritur nga figurat kryesore të PD-së në këtë qark, po ashtu nuk ka qenë i pranishëm as drejtuesi politik në Lezhë, Agron Gjekmarkaj.

Sali Berisha në fjalën e tij në Lezhë teksa ka hedhur sulme nga ish ministrit Saimir Tahiri nuk la pa përmendur edhe ministrin aktual të Brendshëm, Bledi Çuçi. Por teksa fliste, Berisha ka harruar emrin e ministrit të Brendshëm. Ndërkohë në vend të emrit të ish ministrit Fatmir Xhafaj, Sali Berisha ka bërë ministër të brendshëm Lulzim Bashën.

“Largohej Tahiri dhe sillej Basha. Vëllai i të cilit mori nga Habilajt drejtimin e trafiqeve në Vlorë. Ish kryetari i trafikut dhe ish drejtues trafiku në Bolonja. I dënuar vite e vite burg. Dhe pas tij. Na vënë ministër “Skuthin e Familjes”, Ruçin, Uçin, Çuçin. Pra, prandaj dhe ne jemi delja e zezë e Europës. Vendi më i pasigurt.” tha Berisha.

Kujtojmë se në takimin që mbajti para pak ditësh në Kavajë, ish-kryeministri deklaroi për herë të parë se ishte gati të kandidonte për kreun e Partisë Demokratike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat