Topi paralajmëron: Çfarë pritet nga përplasja e Bashës dhe Berishës

Shqipëria

Topi paralajmëron: Çfarë pritet nga përplasja e Bashës dhe Berishës

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 22:18
Bamir Topi

Për Bamir Topin, lufta e hapur mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës do të nxjerrë në dritë shumë gjëra të pathëna më herët.

Ish-presidenti u shpreh se vendimi i Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar demokrat ishte i detyruar nga presioni i SHBA-së. 

“Unë besoj që përtej kësaj përplasje do të dalin shumë gjëra të tjera. Dalim në rregullin klasik matematikor. Këto janë veprime brenda kllapës. Kur situata është e mjerë, faktorizohesh. Kur ka negativitete, përplasje, defaktorizohesh.

Këtu problemi më i madh sot është pushteti i radhës i Edi Ramës. Askush nuk flet për këtë punë. Unë e prisja që Rama të kishte këtë rezultat në 2021, e njihja terrenin, forcën e pushtetit të Ramës, aftësitë për të modifikuar rezultatin në favor të pushtetit të tij.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat