Ish drejtori i TVSH mbetet në qeli

Shqipëria

Ish drejtori i TVSH mbetet në qeli

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 12:31
Thoma Gëllçi

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon lirimin e ish drejtorit të TVSh Thoma Gëllçi.

Në vendimin e dhënë sot Gjykata la në fuqi vendimin për masën e sigurisë “arrest me burg”

Ish-drejtori Gëllçi, kërkoi masë më të lehtë nga Apeli, me argumentin se arresti me burg është i papërshtatshëm dhe se ai nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo të largohet.

Ndërkohë prokuroria e kundërshtoi kërkesën e avokatëve duke kërkuar të ngelet në fuqi masa e "arrestit me burg."

Gëllçi, bashkë me tre ish-vartësit e tij Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në krye të RTSH. Ata u arrestuan më 8 tetor 2021

Bëhet fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat