Manjani: Basha e ka përzënë përherë nga partia Berishën!

Shqipëria

Manjani: Basha e ka përzënë përherë nga partia Berishën!

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 15:59
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se kryedemokrati Lulzim Basha na ka gënjyer.

Sipas Manjanit, Basha e ka përzënë përherë nga partia Sali Berishën dhe jo përkohësisht siç u shpreh vetë ai nvetë ai në fillim.

Postimi i tij:

Një gjë nuk kuptoj?!

Vendimi personal (i jetës) së Lulzim Bashës ishte përjashtimi i përkohshëm i Berishës nga grupi parlamentar. Deri në sqarimin e të vërtetës- tha. Pra vendimi ishte i përkohshëm..

Tani, me këto që thotë, del se vendimi i tij nuk na qenka më i përkohshëm. Ai me të veten e ka përzënë përherë nga partia.

Pra i bie që ka fallsifikuar edhe vendimin e vet… Dmth të fallsifikosh vendimet e të tjerëve e kisha dëgjuar, por të fallsifikosh vendimin tënd jo.!?

Ose ka gënjyer që në vendimin e parë… Në fakt nuk para gënjen..

#satërrojmëdomësojmë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat