Ina Zhupa viziton bizneset në Sarandë: Nisma për uljen e TVSH-së ndihmon qytetarët nga falimentimi!

Shqipëria

Ina Zhupa viziton bizneset në Sarandë: Nisma për uljen e TVSH-së ndihmon qytetarët nga falimentimi!

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka zhvilluar një takim me qytetarët e bizneseve të vogla në Sarandë, ku ka diskutuar për situatën ekonomike që po kalon vendi.

Në një status në “Facebook”, ajo shkruan se PD ka çuar në Kuvend një iniciativë ligjore për propozimin e uljes së TVSH-së, për produktet ushqimore të shportës, nga 20 % në 6 %.

Kjo nismë sipas Zhupës do i vijë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve që janë në prag falimentimi.

Postimi i Ina Zhupës:

Me qytetarët dhe bizneset e vogla në Sarandë për situatën ekonomike që po kalon vendi dhe për të shpjeguar disa propozime të PD që i vijnë në ndihmë atyre.

Një tregtare më tregon që ka kohë që nuk i vjen dikush të blej me lek letër por vetëm qindarka që mezi i mbledhin.

Partia Demokratike ka cuar në kuvend një iniciativë ligjore për propozimin e uljes së TVSH-së për produktet ushqimore të shportës nga 20% në 6%. Me këtë masë nxitet konsumi dhe ju vijme në ndihmë qytetarëve dhe biznesve që janë gati në prag falimentimi.

E kemi për detyrë që ti shërbejmë me cdo mundësi qytetarëve dhe vetëm ky do të jetë misioni jonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat