Flet mjeku Alimehmeti: Këto 4-5 ditët e fundit ka një frenim të Covid-19

Shqipëria

Flet mjeku Alimehmeti: Këto 4-5 ditët e fundit ka një frenim të Covid-19

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 20:42
Ilir Alimehmeti

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, tha se në fillim të tetorit kishte raste të pakta infektimesh, gjë që më pas, u reflektua në rritje pas ndeshjes që Shqipëria zhvilloi ndaj Polonisë më 12 tetor në Tiranë.

Mjeku shtoi ne emisionin “Kjo Javë” se ky fakt, por edhe ardhja e studentëve dhe qëndrimi më gjatë në ambientet e mbyllura bënë që numri i rasteve të rritej.

“Në shifra 7 ditore ne kishim një rënie të vazhdueshme, që vazhdoi rreth javës së dytë të tetorit. Javën e dytë të tetorit, mbërritëm në 150 raste për 1 mln banorë. Më 12 tetor ne patëm stadiumin plot dhe menjëherë kjo rënie u kthye në hipje. Këto 4-5 ditët e fundit ka një frenim. Nëse do të fillonim të shihnim një frenim tani do të ishte qartësisht një situatë e lidhur me këtë event.

Filluan edhe universitetet, mblidhemi në ambientet e mbyllura, por megjithatë aktualisht ka një frenim të rasteve të reja. Këto reflektohen më pas 2 javë më mbrapa, me shtim të rasteve të reja. Shpresojmë që rastet e reja të fillojnë të bien. Ajo që shohim qartë është se rastet e rënda, janë të njerëz të pa imunizuar”, tha mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat