PD mori konsensusin e PS për reformën zgjedhore, Strazimiri: Kartat po dalin hapur, atmosferë e këndshme bashkëpunimi

Shqipëria

PD mori konsensusin e PS për reformën zgjedhore, Strazimiri: Kartat po dalin hapur, atmosferë e këndshme bashkëpunimi

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 23:41
Gent Strazimiri

Partia Socialiste dha konsensusin pa vonuar mbi kërkesën e PD për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.

Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri thotë se e sheh si provën e radhës të një bashkëpunimi Basha-Rama.

Strazimiri: Çdo ditë kartat po dalin hapur. U premtua betejë deri në pikun e fundit të gjakut për ti dhënë fund tranzicionit në fakt kemi vetëm nisma për marrëveshje që mirëpriten nga pala tjetër, madje japin dhe linjat si duhet të sillet opozita dhe opozita nuk ndjehet. Atmosferë shumë e këndshme bashkëpunimi për të bërë ca reforma në të njëjtën tryezë ku siç thotë është gënjyer disa herë dhe premton se nuk do gënjehet. Kjo është arsyeja pse demokratët në foltore shtohen çdo ditë. Ky vend ka nevojë për një opozitë dhe foltorja po i jep opozitën që i duhet vendit. Jo një opozitë me gjasmë sharje, me gjasmë betejë, jo një opozitë që tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën. Baza është në foltore. Kuvendi i 11 dhjetorit është garancia se demokratët do të ringrihen dhe do jenë opozita më e fortë. Cilido që nuk pret ndonjë bashkëpunim me qeverinë, nga tryezat që po quhen beteja, cilido le të vijë, asnjëherë nuk ka të vonuar. Veçanërisht drejtuesve kryesorë të partisë, është në interesin e tyre të jenë aty ku kanë marrë votën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat