Helmimi i 600 personave, qytetarët e Krujës në protestë

Shqipëria

Helmimi i 600 personave, qytetarët e Krujës në protestë

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Helmimi i mbi 600 qytetarëve të Krujës nga uji i pijshëm, ka mbledhur këta të fundit para Bashkisë së këtij qyteti.

Mësohet se dhjetëra qytetarë po protestojnë para këtij institucioni në lidhje me situatën e shkaktuar si pasojë e ujit që konsumojnë, i cili nga analizat e deritanishme rezultoi se kishte përmbajtje amoniaku si dhe me bakterin enterokok.

Qytetarët njëzëri kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë, Artur Bushi si dhe drejtorin e Ujësjellësit.

I gjithë populli i Krujës e di se nga janë marrë ato tuba të ujësjellësit, pasi janë marrë nga tubat e naftës në Ballsh. Kërkojmë që të merrem masa. Uji i ri erdhi me ngjyrë. Ndaj e hoqën atë ujin e ri.”, -tha një prej protestuesve.

Ndërkohë, disa të tjerë thonë se tubat e ujësjellësit janë marrë në Bulqizë. Aktualisht uji që shkon në banesa te qytetarëve është i pakonsumueshëm.
Më tej, ata kanë theksuar se nëse nuk gjendet një zgjidhje për problemin e tyre, do të bllokohet rruga “Krujë-Fushëkrujë”.

Kur vjen uji ikin dritat pa asnjë justifikim. Ky palaço sjell policët ktu me na rrethu. Populli i Krujës nuk është dorëzuar kurrë. Premtojmë që do ket bllokim të aksit Krujë-Fushëkrujë dhe kërkojmë dorëheqjen e drejtorit të ujësjellësit. Kam me muaj që paguaj mbifaturim ndërsa mos me e pagujt njëherë më sjell njerëz për ta prerë aty. U bënë me ditë që e blejmë ujin. Në fund të ujit shkojmë e paguajmë prapë të njëjtën faturë për ujin. T’u vijë turp të gjithë krutanëve që nuk kanë ardhur sot. Të gjithë kanë pasur fëmijët e sëmurë. Të kenë turp në rradhë të parë. Më pas t’i vijë turp edhe kryetarit të Bashkisë se nuk ka ardhur fare për t’u interesuar. Nuk jam me asnjë lloj partie, jam vetëm me fëmijët e mi që i kam pasur sëmurë. Ne jemi një popull dele, t’u vijë turp të gjithëve që nuk kanë dalë. Kanë frikë dhe nuk dalin, se kanë frikën mos i heqin nga puna. Kjo është një paturpësi e madhe, më ka ik inati me kryetarin dhe të tjerët dhe tani e kam inatin me këta krutanët”-tha njëri prej banorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat