Publicisti paralajmëron goditjen e rëndë që do të marrë Partia Demokratike

Shqipëria

Publicisti paralajmëron goditjen e rëndë që do të marrë Partia Demokratike

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 07:28
Ilir Demalia

Publicisti, Ilir Demalia, është i bindur se dueli Berisha-Basha do të mbyllet me shpërbërjen e PD.

“Ka shumicë, e ka bazën sepse ajo parti është ngritur dhe ka udhëtuar gjithmonë me urra-burra, shqiptarët shquhet për urra-burra.

E ka, po ku do të shkojë. Lulzim Basha ka PD zyrtarisht dhe ka deputetë. Po themi se do përçahet grupi parlamentar i PD, do ndodhë, sesa nuk e di.

Do krijohet një luftë brenda llojit, këto luftra sjellin gjithmonë degjenerim dhe shpërbërje. Nuk është tragjedi e madhe të shpërbëhet PD, por tragjedia është e shoqërisë shqiptare që nuk ka mundur pas 30 vitesh të ndërtojë një forcë të re për të ndryshuar politikën dhe frymën”, tha Demalia për Ora News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat