Aksident me vdekje në aksin Tepelenë-Gjirokastër/ 33-vjeçari humbi kontrollin e makinës

Shqipëria

Aksident me vdekje në aksin Tepelenë-Gjirokastër/ 33-vjeçari humbi kontrollin e makinës

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Sërish ka ndodhur një aksident me vdekje në vendin tonë këtë të dielë.

Në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, drejtuesi 33-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar disa metra poshtë urës.

“Rreth orës 21:15, njoftohemi se në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të Urës së Leklit, automjeti tip “BMV”, me drejtues shtetasin L. I. ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. I., 33 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, sipas policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat