Ekzekutohet ish-polici në Kurbin

Shqipëria

Ekzekutohet ish-polici në Kurbin

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Një ish-polic është vrarë me armë zjarri në rrethana të paqarta në Kurbin.

Ngjarja ka ndodhur reth orës 07:23 ,në afersi të një banke, në qytetin e Laçit.

Viktima është identifikuar si Xhelal Reçi.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat