Gardisti qëllon veten me armën e shërbimit

Shqipëria

Gardisti qëllon veten me armën e shërbimit

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 13:03
Garda e Republikës

Një punonjës i Gardës së Republikës ka mbetur i plagosur paraditen e sotme.

Sipas burimeve, 29 vjeçari është plagosur me armën e tij të shërbimit në Durrës.

Sipas policisë, ngjarja ka qenë aksidentale.

“Në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. G., 29 vjeç,  punonjës i Gardës së Republikës, i cili është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat