Meta në Romë: Qeveritë autokrate shfrytëzuan terrenin për të ushtruar forcën gjatë pandemisë

Shqipëria

Meta në Romë: Qeveritë autokrate shfrytëzuan terrenin për të ushtruar forcën gjatë pandemisë

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 18:19
Ilir Meta

Nga Roma, presidenti Ilir Meta ka komentuar menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia. Ai u shpreh se mungesa e një protokolli të unifikuar krijoi terren për abuzimin e pushtetit nga autokratët dhe regjimet e tyre. Ai theksoi se shfaqja e forcës, ndonjëherë edhe me prani ushtarake imponoi pengesa të panevojshme si dhe kufizime të lirisë së qytetarëve.

“Kënaqësi të merrja pjesë sot në Konferencën Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19, multilaterizmi për një të ardhme më të mirë”, që po zhvillohet në Romë, organizuar nga Këshilli i Koorporatës Europiane për Afrikën dhe Lindjen e Mesme.

Të gjithë e dimë se mungesa e një protokolli të unifikuar standard për kontrollin e pandemisë dhe disa masave të caktuara kontradiktore e jo të bazuara në kërkime thelbësore shkencore, krijuan një terren të përsosur për abuzimin e pushtetit, veçanërisht nga autokratët dhe regjimet e tyre. Shfaqja e panevojshme e forcës, ndonjëherë edhe me praninë e strukturave ushtarake, imponoi pengesa të panevojshme si dhe kufizime të lirisë së qytetarëve.

Këto nuk ndihmuan aspak në drejtim të kontrollit të pandemisë! Vendet dhe politikanët, të cilët dëgjuan dhe ndoqën me kujdes këshillat e shkencës dhe kërkimit shkencor, ishin shumë më tepër efikasë e më të suksesshëm, veçanërisht në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, u shpreh Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat