“Janë prindër të abuzuar”, mjeku psikiatër: Një nënë e fuqizuar nuk do kthehej në një marrëdhënie të dhunshme

Shqipëria

“Janë prindër të abuzuar”, mjeku psikiatër: Një nënë e fuqizuar nuk do kthehej në një marrëdhënie të dhunshme

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 22:33
Neli Demi

Neli Demi, mjeku psikiatër ka folur për historinë tronditëse të 6-vjeçares në Kamëz duke thënë se të dy prindërit janë njerëz të abuzuar.

Në emisionin “Open”, tha se një nënë e fortë nuk do të kthehej në një marrëdhënie që ka qenë e dhunshme.

Mjeku psikiatër: Këto 2 prindër janë njerëz të abuzuar dhe më pas ka ndodhur e gjitha. Mund ta them me siguri për shkak të eksperiencës time, nuk mund të ndodhë që një njeri të bëhet i dhunshëm, dhunues, abuzues në rast se nuk ka pësuar dhunë në fëmijërinë e vet. Është totalisht e papranueshme shkencërisht në shkencën e psikologjisë një gjë e tillë.

Nuk dua të lehtësoj pozitat e asnjërit, por të theksoj faktin që arrijmë në një moment të tillë pas një historie të gjatë. Një nënë e fuqizuar mund ta kishte parandaluar shumë herët këtë gjë, madje duke mos u kthyer në një marrëdhënie që ka qenë e dhunshme para 6 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat