Vendimi i Gjykatës/ Voltana Ademi, jo kryetare e Shoqatës së Bashkive

Shqipëria

Vendimi i Gjykatës/ Voltana Ademi, jo kryetare e Shoqatës së Bashkive

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 11:54
Voltana Ademi

Gjykatës Kushtetuese nga përfaqësuesja e qeverisë Elira Kokona në seancën që është duke u zhvilluar sot,  i  është sjellë në vëmendje një vendim i Gjykatës së Tiranës  datë 14.09.2021 për të reflektuar vendimin e Asamblesë se Përgjithshme të Shoqatës të Bashkive datë 31.08.2021 nga ku kryetar i ri është zgjedhur Pjerin Ndreu.

Në vendimin që disponohet nga Top Channel , gjyqtari Julian Haxhiu e quajti në përputhje me ligjin mbledhjen e fundit të kësaj Asambleje dhe depozitimin e vendimit të marrë në Regjistrin e Organizatave jo Fitimprurëse.

Në të tilla kushte Voltana Ademi nuk është më kryetare e kësaj shoqatë e si pasojnë nuk gëzon legjitimitet në çuarjen përpara të kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese.

Është pikërisht zonja Ademi e cila kur drejtonte këtë shoqatë iu drejtua me një padi Gjykatës Kushtetuese për pavlefshmëri absolute të zgjedhjeve të shkuara lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat