Dalin detaje nga hetimi, i riu abuzoi seksualisht me 11-vjeçaren/ “Vajza u mashtrua”

Shqipëria

Dalin detaje nga hetimi, i riu abuzoi seksualisht me 11-vjeçaren/ “Vajza u mashtrua”

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 16:18
Ilustrim

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 19 vjeçar nga Cërriku pasi dyshohet se ka përdhunuar një 11 vjeçare nga Lushnja.

Burime informacioni pohojnë se akti seksual është kryer me pëlqimin e dyja palëve. E mitura është brenda nga qyteti Lushnjes dhe ka shkuar me djalin me dëshirë, është gënjyer, është mashtruar.

Vajza është kuptuar nga familjarët se kishte diçka. Ata e kanë pyetur se çfarë kishte, por ajo nuk tregonte. Pas këmbënguljes së prindërve ajo më pas ka treguar çdo gjë. Prindërit menjëherë  i janë drejtuar Policisë së Lushnjes duke bërë denoncimin ndaj djalit.

Akti i ekspertimit ende nuk ka dalë, pohojnë burime informacioni nga policia lushnjare.

Ende nuk janë të qarta rrethanat nëse vajza ka njerëz në Cërrik dhe ka shkuar në fundjavë dhe teksa është njohur me 19- vjeçarin janë dashuruar e kanë kryer më tej aktin seksual apo djali pas njohjeve ka ardhur e ka marrë me makine, taksi apo furgon dhe e ka cuar ne banesën e tij  në Cërrik dhe kanë kryer aktin seksual.

Këto janë detaje që priten të zbardhen nga hetimi i kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi i Policisë së Lushnjes:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 19 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat