Voltana Ademi flet për herë të parë për “luftën” Basha-Berisha.Me kë është kryebashkiakja e Shkodrës?

Shqipëria

Voltana Ademi flet për herë të parë për “luftën” Basha-Berisha.Me kë është kryebashkiakja e Shkodrës?

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 17:07
Voltana Ademi

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi nuk ka një përgjigje të prerë për fotloren e Berishës por e quan të vonuar një debat të brendshëm në Partinë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha.

Voltana Ademi: Çdo diskutim brenda PD është i domosdoshëm është një mundësi. Duhet t’i jepet mundësia të gjithëve për ta thënë këtë. Një debat konstruktiv është  gjithmonë i mirë por duhet të jetë konstruktiv. Ne presim që PD opozita në përgjithësi ta ndërtojë këtë vend, në mënyrë që të bëjmë më të mirën e mundshme për të pasur gjithëpërfshirje jo dy përfaqësues, pse jo të gjithë dhe ka mundësi për të bërë këtë. Një debat duhet të ishte ndërtuar më parë dhe mund t’u japë mundësi demokratëve për të qenë pjesë e një diskutimi me gjithë kritikat për gjithsecilin.Unë mendoj se zgjedhjet duhet t’i bëjmë me popullin dhe nëse ne nuk i bëjmë me popullin asnjëherë nuk do arrijmë atje ku duhet.

Në studion e Ora News me gazetaren Siklajda Shorja, Kryebashkiakja e vetme demokrate në detyrë ka ende shpresë te Gjykata Kushtetuese për 30 qershorin ndërsa për rikandidimin e saj pret t'ja lërë momentit të dytë.

Voltana Ademi: Janë mbi 17 pyetje që ne i kemi bërë Gjykatës Kushtetuese për procesin zgjedhor. Kërkesa jonë për anti-kushtetushmërinë e zgjedhjeve është bazuar në fakte. Është i sigurt se nga ky vendim nuk ka humbës por shumë fitues. Me këtë vendim do vëmë një gur të rëndësishëm në atë që quhet demokraci. Ne kemi pretenduar nga Gjykata që për at proces të faktojë parregullsitë. E ka kompetencën për ta bërë këtë. Nga ana tjetër unë shpresoj që të jetë një udhërrëfyes shumë i mirë për një proces të detyrueshëm për rikthimin e zgjedhjeve kuptimplotë për votuesin. Janë 61 Bashki pa kryetarë legjitim dhe jo 6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat