Voltana Ademi kërkon zgjedhje vendore të parakohshme: Nuk janë 6 por 61 bashki pa kryetarë legjitimë

Shqipëria

Voltana Ademi kërkon zgjedhje vendore të parakohshme: Nuk janë 6 por 61 bashki pa kryetarë legjitimë

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 17:15
Voltana Ademi

Gjykata Kushtetuese shqytoi kërkesën e Shoqatës së Bashkive për vlefshmërinë zgjedhjeve të 30 Qershorit, dhe brenda 30 ditëve pritet që të jepet vendimi vendimi në lidhje me këtë çështje.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi në një intervistë për Ora News, është shprehur se Komisioni i Venecias ka marrë përsipër t’i japë përgjigje disa pyetjeve bazuar në legjislacionin në fuqi.

Voltana Ademi: Komisioni i Venecias ka bërë raportin e vet, dhe është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese. Raporti të lexohet me vëmendje. Shumë konkluzione nuk qëndrojnë për vetë faktin se Komisioni i Venecias ka marrë përsipër jo të shqyrtojë të gjithë çështjet. Komisioni i Venecias ka marrë përsipër që bazuar në Kushtetutë t’i japë përgjigje disa pyetjeve bazuar në legjislacionin në fuqi.

Ajo thotë se kërkesa e Shoqatës së Bashkive është verifikimi i procesit zgjedhor në 30 Qershor teksa shton se në Gjykatën nuk e pengon asgjë të veprojë për këtë çështje.

Voltana Ademi: E gjithë kërkesa jonë është për verifikimin e anti-kushtetueshmërisë të procesit zgjedhor dhe mendoj se në këtë aspekt Venecia e thotë se kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetutës të veprojë.

Ajo shton se sipas raportit të Venecias zgjedhjet duhet të zhvillohen sërish, ndërsa thekson se në vendin tonë janë 61 Bashki pa kryetarë legjitim.

I kritikoi për menaxhimin e drejtorive të ujësjellësit, Ademi- Ramës: Bashkia Shkodër s'ka marrë asnjë lekë në 6 vite

Voltana Ademi: Janë mbi 17 pyetje që ne i kemi bërë Gjykatës Kushtetuese për procesin zgjedhor. Kërkesa jonë për anti-kushtetushmërinë e zgjedhjeve është bazuar në fakte. Është i sigurt se nga ky vendim nuk ka humbës por shumë fitues. Me këtë vendim do vëmë një gur të rëndësishëm në atë që quhet demokraci. Ne kemi pretenduar nga Gjykata që për at proces të faktojë parregullsitë. E ka kompetencën për ta bërë këtë. Nga ana tjetër unë shpresoj që të jetë një udhërrëfyes shumë i mirë për një proces të detyrueshëm për rikthimin e zgjedhjeve kuptimplotë për votuesin. Janë 61 Bashki pa kryetarë legjitim dhe jo 6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat