Tritan Kalo merr dozën e tretë

Shqipëria

Tritan Kalo merr dozën e tretë

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 19:21
Tritan Kalo

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka marrë ditën e sotme dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kalo shkruan se ndihet mjaft mirë, ndërsa ka bërë apel për bvaksinimin e qytetarëve, me argumentin se është i vetmi instrument mbrojtës nga virusit.

Sipas tij, vetndërgjegjësimi mbetet thelbi i ruajtjes së shëndetit për çdo qytetar.

“Kohë kovidiane…. 2.11.2021….VETNDËRGJEGJËSIMI mbetet thelbi i ruajtjes së Shëndetit të çdo individi dhe të vetë shoqërisë sonë në çdo kohë e në çdo rrethanë….Përgjatë Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, ky vetndërgjegjësim bëhet edhe më i rëndësishëm….Në ndërkohë historia e Pandemive të tjera ka treguar se edhe trinomi MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim fizike, kur dhe ku është e mundëshme), të përforcuara me VAKSINIMIN specifik, në këtë rast ndaj virusit jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19…..

Vaksinimi e ul shumë rrezikun e infektimit, të kalimit të formave të rënda të infeksionit apo të humbjeve të jetës prej tij në të gjithë grup-moshat e popullatës ku ato janë testuar, sidomos në individët me komorbozitete si dhe ata/ato, që për arësye të profesionit janë më të ekspozuar ndaj kësaj “flame mbarëbotërore”….

I renditur në “vijën e zjarrit” të përkujdesjes për të sëmurët me Covid-19, që me fillimin e Pandemisë dhe me rrezik maksimal të infektimit nga virusi Sars-Cov2/Covid-19, e shoh të domozdoshme të përdor çdo mjet mbrojtje ndaj tij përfshirë edhe Vaksinën….SOT mora dozën e tretë të saj dhe ndihem për bukuri…Nëse jeni të bindur për efektshmërinë e Vaksinimit mos hezitoni të përftoni prej dobiprurjes nga marrja e saj….GOJËLIGËSIA mundet tju ysht të hezitoni në bërjen e vaksinës, por unë personalisht e familjarisht jemi të vaksinuar…. Together forever!!!”, shkruan Kalo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat