Berisha: Rama ka çuar në Kuvend ligjin që i hap rrugën trafikimit të fëmijëve

Shqipëria

Berisha: Rama ka çuar në Kuvend ligjin që i hap rrugën trafikimit të fëmijëve

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 19:38
Sali Berisha

“Foltorja” e ish kryeministrit Sali Berisha ndodhet ditën e sotme në Kamëz, ku ka folur për fëmijët shqiptarë duke thënë se janë më dëmtuarit e më të mjeruarit e Evropës.

Berisha thotë se Rama ka çuar në parlament ligjin për të hapur rrugën e trafikimit të fëmijëve.

Nga ana tjetër përmend faktin që “Save the Children” ka nxjerrë të dhënat ku rezulton se fëmijët në Shqipëri janë 2 herë më të kërcënuar se në Kosovë.

Sali Berisha: Pyeteni veten, pse 30-40% e vëllezërve dhe motrave nuk dalin në votime, pse nuk votojnë PD? Se këto 8 vite i braktisi ata, i braktisi vlerat që ata besojnë, shkau majtas dhe drejt greminës. Ata presin ju, presin ne t’i rikthejmë vlerat partisë sonë ta shtrojmë në lokomotivë të zhvillimit të Shqipërisë.

Ju jeni misionarë të një misioni të madh. PD ndodhet këtë periudhë në ditë kritike, mafia më e rrezikshme e planetit e kryesuar nga multimiliaerderi George Soros u vërsul me tërbim mbi të djathtën shqiptare. Nuk është amerikan, por armik i aleatëve tanë, i republikanëve amerikanë. Ai me bilionat e tij punon ditë e natë të shkatërrojë vlerat e konservatorizmit të vendit të tij

Të njëjtën gjë bëri në Shqipëri. Ne jemi këtu për tu zotuar se do të ngrihet PD më e fuqishme se kurrë në 30 vite. Vlerat që ne besojmë janë sot më të rrezikuara se kurrë. Edvin Kristaq Rama ka çuar në parlament ligjin për të hapur rrugën e trafikimit të fëmijëve. Nuk kam asgjë kundër adoptimeve. T’i besosh fëmijën atij që është krejt i vetëm në kushtet kur je shtet narkotrafiqesh e bën vetëm për t’i bërë objekt trafikimi. Sot fëmijët shqiptarë janë më të dëmtuarit e Evropës. “Save the Children” tregon se fëmijët në Shqipëri janë 2 herë më të kërcënuar se në Kosovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat