Shqipëri, vendoret e 30 Qershorit, seanca e fundit e Kushtetueses

Shqipëria

Shqipëri, vendoret e 30 Qershorit, seanca e fundit e Kushtetueses

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 00:43
Gjykata kushtetuese

Në Shqipëri, Gjykata kushtetuese dëgjoi sërish palët e përfshira në procesin që po zhvillohet lidhur me vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit. Seanca pason publikimin dy javë më parë të një opinioni të Komisionit të Venecias mbi këtë çështje kërkuar nga vetë Gjykata Kushtetuese. Sipas opinionit, kompetencat e kësaj Gjykatë “nuk përfshijnë shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore”.

Megjithatë, Shoqata e Bashkive e përfaqësuar nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, dhe avokati Jordan Daci, të cilët kanë kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, edhe sot ju përmbajtën të njejtit qëndrim. Sipas avokatit Daci madje “konkluzionet e Venecias janë kontradiktore dhe nuk mbështeten as në teorinë e të drejtës kushtetuese” e për pasojë "Gjykata Kushtetuese shqiptare duhet të gjykojë përtej përfundimeve të Komisionit të Venecias".

Zgjedhjet e 30 Qershorit u bojkotuan nga opozita, duke çuar në një situatë të paprecedentë, por ato u mbajtën megjithatë në datën e përcaktuar, pavarësisht se presidenti Ilir Meta e anulloi atë, duke caktuar një datë tjetër. Sipas kryebashkiakes së Shkodrës, Ademi “qytetarët shqiptarë kanë të drejtë dhe përgjegjësinë të kenë zgjedhje të rregullat vendore”. Por dhe në një opinion të mëparshëm, dhe në atë të fundit, Komisioni i Venecias vuri në dukje se “bojkoti elektoral nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit, nuk mund të parandalojë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta”.

Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për t’u shprehur. Opinionet e Venecias nuk janë detyruese për të, por historikisht ato janë respektuar pa mëdyshje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat