Miratimi i projektbuxhetit të 2022/ Komisioni i Ligjeve! Ibrahimaj: Parashikojmë rritje 4.1% të ekonomisë

Shqipëria

Miratimi i projektbuxhetit të 2022/ Komisioni i Ligjeve! Ibrahimaj: Parashikojmë rritje 4.1% të ekonomisë

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 11:10
Komisioni i Ligjeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka dhënë detaje për projektligjin e buxhetit të 2022 në vendit, ndërsa është e ftuar në Komisionin e Ligjeve.

Sipas saj, pritet që ekonomia në vititn 2022 të ketë 4.1% rritje, ndërsa parashikohet të mbahet një nivel mesatar 2.4% për dy vitet që pasojnë.

Ibrahimaj thekson se projektbuxheti i vitit 2022 ka si objektiv konsolidimin dhe rimëkëmbjen e ekonomike.

“Ekonomia ka njohur një rritje të vazhdueshme që prej vitit 2013 kur morëm qeverisjen. Në vitin 2013 pati 1% rritje ekonomike, ka pasur rritje progresive 4.07% deri në vitin 2018. Për shkak të tërmetit dhe pandemisë, ekonomia u ngadalësua, por performoi më mirë se sa ishin të gjitha parashikimet tona. Për vitin 2020 institucionet si FMN, Banka Botërore, Komisioni Evropian parashikuan një recesion deri 9%, por ishte vetëm 3.96%. Projektbuxheti ka si objektiv konsolidimin dhe rimëkëmbjen e ekonomike. Ky objektiv bazohet në pritshmëritë e ekonomisë duke lënë pas recesionin 4%. Parashikojmë që të ketë rritje 4.1% për vitin 2022, duke mbajtur një nivel mestar 2. 4% për vitet 23-24. Këto janë në linjë me parashikimet e fondit monetar. Të dhënat tregojnë se rritja ekonomike ka qenë me bazë të gjerë. Papunësia ka pasur rënie 16.4% në 2013, 11,6 në vitin 2019 dhe për vitin 2020 2020 pritet të jetë 10.3%”, tha Ibrahimaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat