Ministri Manja: Do të ketë vetting edhe për këtë kategori!

Shqipëria

Ministri Manja: Do të ketë vetting edhe për këtë kategori!

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 15:24
Ulsi Manja

Pas mbledhjes së qeverisë sot në Kryeministri, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja njoftoi se do të nisë vettingu edhe në sistemin e noterisë. Manja tha se ky proces do të kryhet nga Ministria e Drejtësisë.

Ministri Manja bëri të ditur se kjo është një nga nismat më të rëndësishme dhe se ka për qëllim të largojë nga sistemi të dënuarit dhe ata me kontakte të papërshtatshme.

“Sapo kaluam projektligjin për disa shtesa në ligjin për noterinë. Është një nga nismat më të rëndësishme për noterin dhe lidhet me besueshmërinë tek publiku. Përcaktohen kritere të reja për futjen në këtë lloj profesioni dhe përjashtimin e atyre që kanë kontakte me persona të papërshtatshëm apo të dënuar.

Këtyre kritereve të reja do tu nënshtrohen edhe ata që janë aktualisht në profesion. Ligji për noterinë përcakton dhe mekanizmat e filtrimit të këtij shërbimi, është Ministria e Drejtësisë që e bën filtrin e këtij shërbimi.

Ndryshimet që propozohen sot jo vetëm që përcaktojnë kriteret të reja por është një proces vettingu për noterët e sistemit që janë sot, që kanë të bëjnë me lidhje me krimin, apo që janë pjesë e  listës së personave të shpallur në kuadrin e pastrimit të parave.

Ligji për noterinë ka përcaktuar edhe mekanizmat, është ministria e drejtësisë, që përmes  inspektimeve do të bëjë filtrin e këtij sistemi. Përgjegjëse është ministria e drejtësisë,” deklaroi Manja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat