Kush e fshehu dhunimin e vajzës 6-vjeçare?! Sistemi i parandalimit në shkolla nuk funksionoi

Shqipëria

Kush e fshehu dhunimin e vajzës 6-vjeçare?! Sistemi i parandalimit në shkolla nuk funksionoi

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Dhunimi i vajzës 6-vjeçare në Kamëz nga babai i saj nxori në pah edhe njëherë dështimin e plotë të sistemit të referimit dhe parandalimit të akteve të tilla ndaj fëmijëve. Mësuesja kujdestare e kishte denoncuar rastin, por më pas armata e  psikologëve dhe punonjësve psiko-socialë e mbyllën çështjen. Në 3 mujorin e fundit këto struktura raportuan 81 raste të dhunës fizike dhe 44 raste të dhunës seksuale ndaj fëmijëve, por në realitet këto shifra dyshohet se janë shumë më të larta.

Dhunimi i vajzës 6-vjeçare në Kamëz, i denoncuar nga mësuesja dhe i mbyllur nga punonjësit psiko-socialë, tregoi se sistemi i referimit dhe parandalimit të dhunës në shkolla edhe një herë dështoi.

Në shkollën ku mëson e mitura, janë rreth 1100 nxënës, dhe për ta është punësuar vetëm një psikologe, ndërkohë që Ministria e Arsimit thotë se 600-700 nxënës duhet të kenë nën mbikëqyrje një punonjësi psiko-social.

Sipas ligjit duhet të ishin pikërisht këto punonjëse që duhet të kishin aktivizuar sistemin e institucioneve për mbrojtjen e fëmijëve.

"Referimi nuk mbaron këtu, këta duhet ta referojnë ose te punonjësja për mbrojtjen e fëmijëve apo njësia për mbrojtjen e fëmijëve në njësinë administrative apo bashkinë ku fëmija jeton. Nga ana tjetër në qoftë se nuk është e mundur te struktura e parë, do duhet që ta referojnë në polici."

Sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve gjatë periudhës prill-qershor 2021 janë raportuar 81 raste të dhunës fizike, të cilat janë trajtuar nga punonjësit në nivel kombëtar.

Ndërsa për dhunë seksuale gjatë të njëjtës periudhë raportohen për 44 raste.

Gjatë muajve të fundit, konstaton ASHMDF, po vihet re një shtim i rasteve të dhunës ndaj fëmijëve, por ende nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me më shumë raportime apo më shumë të dhunuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat