Dritan Hila bën parashikimin për PD-në: Do të shkërmoqet partia nëse ndodh kjo gjë

Shqipëria

Dritan Hila bën parashikimin për PD-në: Do të shkërmoqet partia nëse ndodh kjo gjë

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 18:42
Dritan Hila

Analisti Dritan Hila bëri ‘parashikimin për shkërmoqjen’ e Partisë Demokratike nga ana e ish kryeministrit Sali Berisha!

Hila tha se Berisha mund të grumbullojë bërthamën e fortë me demokratë që të mund të marrë hiset e veta në pushtet!

“Le të vazhdojë Berisha sa të dojë treni i ka ikur. Berisha mund të marri ndonjë vagon mekanik edhe këtë është duke bërë. Me një vagon mekanik kërkon që të kapë lumin dhe të marrë lokomotivën. E vetmja gjë që mund të bëjë është të kapet te ky treni ta nxjerrë nga shinat, ta bëjë copë copë, por jo të jetë në gjendje të godas. O do shkatërrohet treni, ose do mbesi në vend, Berishës i ka ikur treni. Nuk arrin të kuptojë që mund të grumbullojë bërthamën që ka, atë bërthamën e fortë të demokratëve, janë këta njerëzit që thënë në mënyrë popullore nuk kanë numrin e Lulzim Bashës, e dinë që po erdhi Basha në pushtet nuk presin ndonjë gjë të madhe, por ata po shpresojnë në një kompromis të fundit që Berisha të marri hisen e vet në parti dhe këta të kenë hisen e vet në pushtetin e ardhshëm”, u shpreh Hila në Top Talk.

I pyetur nëse Berisha do të ftojë deputetët që sot janë me Bashën që ti bashkohen atij, Hila thotë: “Jo të gjithë sepse një pjesë e tyre janë të lidhur me Bashën dhe s’kanë asnjë lidhje me Berishën. Janë disa që kanë pesë pare mend dhe e dinë që me Berishën s’kanë ku shkojnë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat