Fatmir Xhafaj: Lulzim Basha të kërkojë ndjesë publike, ndërsa Ilir Metës i bëj thirrje...

Shqipëria

Fatmir Xhafaj: Lulzim Basha të kërkojë ndjesë publike, ndërsa Ilir Metës i bëj thirrje...

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 20:09
Fatmir Xhafaj

Deputeti Fatmir Xhafaj ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i ka konsideruar të vlefshme zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019, duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, që kërkonte shpalljen antikushtetuese të procesit zgjedhor.

Ai i kërkoi Lulzim Bashës që të dalë dhe të kërkojë falje publikisht.

Ndërsa presidentit Meta, Xhafaj i bëri thirrje që të dekretojë datën për zgjedhjet e pjesshme në bashkitë ku aktualisht nuk kanë kryetar.

"Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themelore për një demokraci të shëndetshme Gjykata Kushtetuese legjitimoi zgjedhjet e 30 qershorit. Është konfirmim i qëndrimit të PS për këtë proces. Nga ana tjetër është një ndëshkim publik dhe moral për të gjithë ata që e bojkotuan. Bojkoti është një akt i papranueshëm për demokracinë dhe shtetin e të drejtës. Është moment reflektimi për ata që iniciuan këtë akt të rëndë anti-kushtetues. Lulzim basha ka detyrimin moral ndaj qytetarëve të këtij vendi, anëtarëve të PD, që të dalë dhe të kërkojë një ndjesë publike.  Presidenti duhet të shpallë urgjentisht datën e zgjedhjeve për 6 bashki të vendit ku nuk janë në ushtrimin e detyrës kryetarët.  Ky vendim është moment reflektimi për të gjitha palët e përfshira në këtë proces", u shpreh Xhafaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat