Gjiknuri replika me Voltana Ademin: Ke tre vjet në zyrë pa zgjedhje, të shkoi mirë kjo punë

Shqipëria

Gjiknuri replika me Voltana Ademin: Ke tre vjet në zyrë pa zgjedhje, të shkoi mirë kjo punë

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 21:19
Damian Gjiknuri

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri replikoi me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. 

Ademi tha se zgjedhjet duhet të ishin rrëzuar qoftë edhe për një fakt të vetëm, që zgjedhësit nuk kishin alternativa zgjedhje, por vetëm një kandidat në fletën e votimit. 

Por Gjiknuri nuk iu referua faktit konkret, por zgjodhi të bëjë batuta duke sjellë në vëmendje se Voltana Ademi kishte tre vite në detyrë si kryebashkiake e Shkodrës e pa zgjedhur.

"Ti je rast interesant. Ti je aksident historik. Ke tre vjet në zyrë pa zgjedhje, për ty shkoi mirë kjo punë", iu drejtua Gjiknuri, Ademit, duke sqaruar se po bënte batuta. 

Pjesë nga debati

Damian Gjiknuri: Ti je rast interesant. Ti je aksident historik. Ke tre vjet në zyrë pa zgjedhje, për ty shkoi mirë kjo punë. 

Voltana Ademi: Mos u shqetësoni.

Damian Gjiknuri: Jo, e bëra për humor. Nga e gjithë opozita ka vetëm një të fituar, ajo quhet Voltana Ademi. Ty të ndihmoi fati dhe je njeri me fat në këtë rast.

Voltana Ademi: Jo, e keni gabim. Fatkeqësisht e keni gabim. 

Voltana Ademi: Bindja Demokratike u regjistrua jashtë afateve zgjedhore. Por të shkosh ditën e votimit dhe të kesh një fletë votimi ku ka vetëm një votë pro, të gjtiha mund të qëndrojnë, vetëm kjo nuk qëndron. Për këtë, Gjykata Kushtetuse duhet të japë një argument. Shqiptarët nuk kishin asnjë opsion, përveç se 'Pro'. Vetëm një emër dhe vetëm një pro, pa alternativë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat